ATK realizon 15,276 vizita përmbushëse

Inspektorët tatimor për pesë mujorin e parë të këtij viti kanë realizuar 15,276 vizita përmbushëse tek bizneset, derisa si rezultat i konstatimeve në teren janë lëshuar 3,534 gjoba mandatorë, si dhe 184 gjoba për mallin e gjetur pa dokumentacion. Vlera e gjobave mandatarë shkon deri në 1.2 milion euro, kurse sa i përket mallit pa dokumentacion 155,387 euro. Aktivitetet operative të cilat realizohen bazuar në Planin Vjetorë të punës, kanë hasur edhe në konstatime tjera, siç është ajo e mungesës në stoqe, qarkullimit dhe tatimit shtesë.

Pa dyshim aktivitete operative të kryera kanë dhënë rezultat në rritjen e të hyrave. Për këtë periudhë kemi rritje  për 70.2 milion euro  apo 28.9%, ku totali i inkasimit arrin vlerën e 312.7 milion euro.

Trajtimin e evazionit tatimor përveç me aktivitete rutinore, hetime tatimore, ATK do ta bëjë edhe përmes projekteve përmbushëse, si ai në fushën e ndërtimtarisë, gastronomisë/hotelerisë, mallit pa dokumentacion dhe mungesës në stoqe, si dhe mos-deklaruesve.

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …