Policia e Kosovës me qëllim të shpërndarjes së protestuesve në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, ka hedhur shumë gaz lot-sjellës, për të mos lejuar eskalimin e dhunës nga grupe të protestuesve, të cilët kanë sulmuar objektin e Qeverisë. Policia ndërkohë ka vënë në veprim edhe autoblindat me qëllim për të …
Më shumë...Zamir Qeriqi
AAK: Ishte protesta më e madhe e mbajtur që nga paslufta
AAK ka konstatuar se protesta e sotme e mbajtur në Prishtinë, ishte protesta më e madhe e mbajtur që nga paslufta. Kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, kërkon që të ndërpritet dhuna dhe protestuesit të shpërndahen. Mesazhet e kësaj proteste ishin më të qartat dhe më të vendosurat se kjo …
Më shumë...Policia po përpiqet t’i shpërndajë protestuesit në sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës
Policia e Kosovës me qëllim të shpërndarjes së protestuesve në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, ka hedhur shumë gaz lot-sjellës, për të mos lejuar eskalimin e dhunës nga grupe të protestuesve, të cilët kanë sulmuar objektin e Qeverisë. Policia ndërkohë ka vënë në veprim edhe autoblindat me qëllim për të …
Më shumë...Organizatorët kanë shpallur të përfunduar protestën e sotme në kryeqytet
Rreth orës 15 e 30 minuta organizatorët kanë shpallur të përfunduar protestën e sotme në kryeqytet, ndërsa grupe të ndryshme protestuesish vazhdojnë të gjuajnë ndërtesën e Qeverisë. Kryetari i lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri, e ka shpallur të përfunduar protestën, ndërkohë që një numër protestuesish vazhdon të hedh zjarr në drejtim …
Më shumë...Protesta paqësore po eskalon në dhunë që mund të jetë shumë e rrezikshme
Protesta paqësore po eskalon në dhunë që mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak të pranisë së madhe të protestuesve nga mbarë Kosova, që po protestojnë në qendrë të Prishtinës. Tashmë në oborrin e ndërtesës së Qeverisë është hedhur edhe koktej molotovi nga disa protestues me maska. Shumë shishe …
Më shumë...Shpërthen në dhunë protesta e opozitës
Protesta e opozitës ka shpërthyer në përleshje të gjëra me policinë, ku nuk janë kursyer koktej mollotovët, gurët e fishekzjarret. Teksa deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi mori fjalën, disa protestues iu afruan rrethojave të Qeverisë, duke hedhur koktej mollotovi e gurë. Policia nuk është kundërpërgjigjur, por është tërhequr disa metra …
Më shumë...Haradinaj: Kosovën nuk e japim për hir të askujt
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i pari iu ka drejtuar protestuesve, në sheshin e kryeqytetit duke bërë thirrje për protesta paqësore. Ai ka folur për shkaqet që opozita po proteston sot në mënyrë masive në Prishtinë. Haradinaj ka folur për korrupsionin në institucionet e vendit, për papunësinë, mërgimin e shqiptarëve …
Më shumë...Limaj: Sot ka rënë Qeveria e Kosovës
Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, në fillim të fjalës së tij para mijëra protestuesve tha se ata që e kanë sjellë këtë gjendje nuk mund të qeverisin më me Republikën e Kosovës. Ne jemi bashkuar sepse kemi obligim për vendin dhe nuk lejojmë të shkelet Kushtetuta e Republikës. Ai …
Më shumë...Ymeri: Sot fillon Epoka e re, pa Isën e Hashimin
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri para mijëra protestuesve ka deklaruar se kjo qeveri ka shkelur Kushtetutën dhe nuk mund të ketë legjitimitet. Ai premtoi se populli i Kosovë nuk do të lejojë që pasuritë e Kosovës t i falen Vuçiqit e Daçiqit, apo Qeverisë së Malit të Zi. Masiviteti popullor …
Më shumë...Protesta e opozitës ka bashkuar në Prishtinë dhjetëra mijëra protestues
Marshi i mijëra protestuesve qysh në orën 14.oo ishte nisur nga Biblioteka Kombëtare drejt qendrës së kryeqytetit e Qeverisë së Kosovës. Në ballë të protestuesve po qëndrojnë kryetarët e partive të opozitës, Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën. …
Më shumë...Protestuesit arrijnë pranë ndërtesës së Qeverisë
Pamje nga protesta e sotme (RKL)
Njësitë speciale vendosen në oborrin e Qeverisë
Forca të shumta të njësive elitare të Policisë së Kosovës tashmë janë pozicionuar në oborrin e ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Pjesëtarët e Policisë janë pajisur me mburoja mbrojtëse e pajisje të tjera për të përballuar ndonjë eskalim të mundshëm. Përveç kësaj, Policia ka vënë në gatishmëri edhe …
Më shumë...VV: Pushteti i frikësuar nga masiviteti i pushtetit
Edhe Vetëvendosje ka reaguar ndaj pengesave që po i shkakton Policia e Kosovës. Në njoftimin e këtij subjekti thuhet se “frika nga masiviteti e ka bërë pushtetin që të mobilizohet për të ndaluar autobusët dhe për të mos lejuar ardhjen e protestuesve”. Sipas Vetëvendosjes, Policia ka ndaluar autobusët që vinin …
Më shumë...AAK: Policia po i bllokon protestuesit
Policia e Kosovës ka filluar t’i ndalojë qytetarët që janë nisur në protestë. Sipas një komunikate të AAK-së, pjesëtarë të Policisë kanë penguar kolonën me makina dhe autobusë në udhëkryqin e Klinës, gjoja për t’i legjitimuar qytetarët. “I bëjmë thirrje policisë së Kosovës që të mos ndërhyjë me arsyetime banale, …
Më shumë...KFOR-i vëzhgon situatën pranë ndërtesave qeveritare
KFOR-i, si një nga institucionet kryesore ndërkombëtare për ruajtjen e sigurisë në Kosovë, është mobilizuar për të vëzhguar për së afërmi protestën e sotme që pritet të nis në orën 14:00. Një automjet i blinduar i misionit paqeruajtës është pozicionuar në afërsi të ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit. Udhëheqës të …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
