Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Autoritete të Gjykatës Speciale, në Hagë, kanë pranuar edhe 84 të ashtuquajtura viktima, në procesin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Autoritete të Gjykatës Speciale, në Hagë,  kanë pranuar edhe 84 të ashtuquajtura viktima, dëshmitarë të mbrojtur  në procesin kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi. Trupi Gjykues  nxori vendimin e pestë për pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Tetëdhjetë e katër parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor” -thuhet në vendim. Sipas gjykatës, viktimat do të përfshihen në grupin ekzistues 1, i cili numëronte 53 viktima pjesëmarrëse.   Numri total i të ashtuquajturave  viktimave pjesëmarrëse deri tani  ka arritur në 137, mirëpo pritet që ky numër të shtohet, pasi në konkursin e Gjykatës Speciale kanë aplikuar më shumë se 300 dëshmitarë kundër krerëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …