Edi Rama, prezantoi vizionin “Shqipëria 2030”, sektorët me interes për rritjen e volumit tregtar dhe të investimeve japoneze, në Shqipëri

Edi Rama, prezantoi vizionin “Shqipëria 2030”, sektorët me interes për rritjen e volumit tregtar dhe të investimeve japoneze, në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron për  një vizitë zyrtare  katër ditore në Japoni, në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, mori pjesë në seminarin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë. Kryeministri gjatë këtij seminari prezantoi vizionin “Shqipëria 2030” si edhe sektorët me interes për rritjen e volumit tregtar dhe investimet japoneze në Shqipëri. Në seminar ishin të pranishëm disa prej sipërmarrësve shqiptarë të produkteve që tashmë ndodhen  në tregun japonez. Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojnë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …