Autoritetet ukrainase kanë thënë se sulmet ruse në centralin bërthamor mund të jenë të barabarta me përdorimin bombë atomike

Autoritetet ukrainase kanë tërhequr vërejtjen se sulmet ruse në centralin bërthamor mund të jetë i barabarta me përdorimin bombë atomike. Këto reagime kanë ardhur pas njoftimeve se ushtria e Rusisë duke granatuar ka dëmtuar termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia. Mediet ukrainase kanë njoftuar se sulmet çuan gjithashtu në një rrezik të rrjedhjes së hidrogjenit, “spërkatjes” së substancave radioaktive dhe një rreziku të lartë zjarri. Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski gjatë një fjalimi të mbajtur për kombin e tij ka theksuar se çdo bombardim i objektit është një “krim i hapur, i pacipë” dhe se “Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për vetë faktin e krijimit të një kërcënimi ndaj termocentralit bërthamor”.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Tre kandidatët e VV-së për kryetar Kuvendi kanë rekord negativ ndaj UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për propozimet …