Avdullah Hoti është takuar me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Avdullah Hoti është takuar me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se gjatë vizitën në Shtetet e Bashkuara është takuar me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai ka shkruar me këtë rast se me emisarin Escobari ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin e nevojshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është e shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!”, ka shkruar ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria në BE në vitin 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur sërish pragun e optimizmit europian, këtë herë nga …