Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të BE-së për liberalizim të vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Serbia

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të BE-së për liberalizim të vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të lëshuara ilegalisht nga Serbia. Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk kontribuon në integrimin e këtij komuniteti në jetën institucionale, shoqërore dhe ekonomike në shtetin ku ata jetojnë që është ndër qëllimet e dialogut. Lidershipi i Kosovës ka shumë sqarime për të dhënë. Kjo është goditje për Kosovën. Lidhur me këtë vendim të BE-së, pyetjet legjitime që duhet shtruar janë: Përse BE-ja nuk i ka përfshirë këta qytetarë kur i ka liberalizuar vizat për Serbinë në dhjetor 2009 dhe për Kosovën në janar 2024? Çfarë e shtyu BE-në të marrë këtë vendim, kur duhet se Kosova e ka statusin e vendit kandidat potencial për anëtarësim në BE?”, ka thënë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …