leoni

Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 milionë euro për shkak të inflacionit

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka komentuar raportin e buxhetit 2023 duke theksuar se kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 milionë euro për shkak të inflacionit, derisa janë injoruar shumë kategori të tjera në nevojë. Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti për neglizhencë të treguar ndaj nevojave të shumë kategorive të tjera të shoqërisë. “Sipas raportit të buxhetit për 2023, kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 milionë euro për shkak të inflacionit. Por kjo nuk ka ndodhur për mijëra arsimtarë, mjekë, policë, shërbyes civilë, ushtarë, pensionistë, familje në asistencë, veteranë të luftës e kategori të tjera. Për të gjitha këto kategori, të ardhurat reale janë ulur për shkak të inflacionit. Pavarësisht rritjes së të hyrave buxhetore që vinte nga rritja e çmimeve, dhe rezolutave të opozitës, qeveria i ka injoruar këto kategori, ka shkruar Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …