Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Diaspora, beson fuqishëm në aftësitë dhe vizionin e Aleancës për të bërë Kosovën anëtare të NATO-s

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lartë mërgimtarët shqiptarë. Ai ka shkruar se diaspora shqiptare vazhdon të jetë një krah i fortë në përpjekjet për lirinë dhe zhvillimin e Kosovës. Bashkatdhetarët në diasporë po ofrojnë mbështetje të fuqishme për koalicionin e udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në përpjekjen për të siguruar një qeveri fituese për Kosovën. Në një hap të rëndësishëm për të zgjeruar ndikimin e tyre, Aleanca për AAK, ka themeluar një nëndegë të re në Gjermani, në Boblingen. Në këtë kontekst, janë zgjedhur organet drejtuese të reja. Diaspora shprehet se beson fuqishëm në aftësitë dhe vizionin e Aleancës për të bërë Kosovën anëtare të NATO-s, dhe për të zhvilluar ekonominë e saj. Në këtë rast, për suksesin e kësaj iniciative, falënderohet kryetari i Aleancës për Gjermani, Ukë Blaka, dhe të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e tyre në projektin e përbashkët për të përparuar Kosovën.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …