Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është cituar të ketë deklaruar se Kosova duhet të anëtarësohet me urgjencë në NATO dhe në BE. Ai ka thënë se anëtarët e NATO-s dhe BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën duhet që ta bëjnë një gjë të tillë. “Situata në Ukrainë e dëshmon urgjencën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE. Anëtarët e NATO-s dhe BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën duhet të ndërrojnë qëndrim bazuar në situatën e krijuar, si dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nuk ka vend për qëndrime politike që krijojnë ambiguitet dhe lënë derë të hapur për destabilitet”, ka shkruar Hoti
