Sergei Lavrov, i ka sugjeruar kryetarit, Vladimir Putin ta vazhdojë rrugën diplomatike në raport me Ukrainën

Sergei Lavrov: Rusia do të bëjë gjithçka që ta ndalojë pajisjen e Ukrainës me armë bërthamore

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov thotë se Rusia do të bëjë gjithçka që të ndalojë pajisjen e Ukrainës me armë bërthamore. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Gjenevës ku mori pjesë virtualisht, Lavrov tha se është e papranueshme për Moskën që armët bërthamore amerikane të jenë të stacionuara në disa shtete të Europës. “Është e papranueshme për ne që armatimet bërthamore amerikane janë të pranishme në territorin e disa shteteve europiane. Ka ardhur koha tashmë që këto armë të kthehen në shtëpi dhe infrastruktura e tyre në Europë, të çmontohet plotësisht”, tha Lavrov. Pas ndarjes nga Bashkimi Sovjetik, armët bërthamore të Ukrainës u transportuan në Rusi. Deklarata e tij vjen në një kohë kur presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar që armët bërthamore të vendit të jenë në “gatishmëri të plotë”.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Basha

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, ka deklaruar se Gjykata Speciale u themelua, me vullnetin e krerëve të UÇK-së

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha,  ka deklaruar se  Gjykata Speciale u themelua, me …