Avdullah Hoti: Nuk do ta pranojë propozimin e ushtrueses së detyrës së kryetares Vjosa Osmani për drejtorin e ri të AKI-së

Avdullah Hoti kritikon Osmanin për qëndrimet ndaj Marrëveshjes së Uashingtonit: “Asgjë e re, vetëm hipokrizi e radhës”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentes Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Washington, duke e akuzuar për hipokrizi dhe ndryshim qëndrimesh për përfitime politike. Hoti rikujton se Osmani dikur e kishte cilësuar Marrëveshjen e Uashingtonit si “cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin”, ndërsa tani, pesë vjet më vonë, ajo e përshkruan si një “marrëveshje të mirë” dhe madje pretendon se është zbatuar nga institucionet e Kosovës. “Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror. Marrëveshja që dikur e luftonte për vota, sot shërben për lavdi të rreme”, shkroi Hoti. Ai e përmbylli reagimin me një deklaratë të ashpër: “Asgjë e re nga Osmani, vetëm hipokrizi e radhës!”

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …