Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Qeverisë në detyrë, duke theksuar se dërgimi i projektligjit për buxhetin e vitit 2026 në Kuvend përbën “tejkalim flagrant të autorizimeve ligjore”. Ddeputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë pranuar dje në adresat e tyre zyrtare projektligjin e buxhetit, ndonëse Qeveria aktuale është vetëm në detyrë dhe nuk ka kompetenca për ta dorëzuar atë formalisht në Kuvend. “Kryetari i Kuvendit është bërë pjesë e shkeljeve ligjore duke e shpërndarë dokumentin tek deputetët. Ai shtoi se shkelja e dytë ligjore lidhet me faktin se projektligji është prezantuar në mbledhje të Qeverisë nga një deputet dhe është dorëzuar në Kuvend nga një deputet tjetër, “të cilët, sipas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, po i mbajnë pozitat e ministrit dhe të kryeministrit në mënyrë kundërligjshme”. Hoti theksoi se nuk pret asnjë reagim nga presidentja Vjosa Osmani, pasi sipas tij, ajo ka qenë në linjë të vazhdueshme me shkeljet kushtetuese të kryeministrit në detyrë. As ajo dhe as Kurti nuk e kanë hallin e qytetarëve. Halli i tyre i vetëm është si të ruajnë pushtetin. Këta janë politikanë që mbijetojnë vetëm përmes krizave, sepse në normalitet politik nuk i pranon as ligji, as qytetari”, u shpreh Hoti. Në përfundim, deputeti i LDK-së kërkoi që institucionet e sundimit të ligjit të ndërmarrin veprime konkrete për të ndalur, siç tha ai, “funksionimin jokushtetues të Qeverisë në detyrë dhe keqpërdorimin e kompetencave publike”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
