Hoti

Avdullah Hoti: Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti iu ka kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq duke theksuar se nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje me Serbinë. “Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje”, shkruan ndër të tjera kryeministri i Kosovës. Vuçiq  ka thënë se deri në prill të vitit 2022, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shaqir Totaj

PDK nuk garanton kuorum për zgjedhjen e presidentit pa marrëveshje politike, deklaron Shaqir Totaj

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do …