Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas nominimit të Glauk Konjufcës nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryeministrit të ri. Ai e ka quajtur këtë veprim një “manovër politike” që, sipas tij, nuk zgjidh krizën institucionale në të cilën ndodhet vendi. Hoti ka kujtuar se që nga seanca e parë konstitutive të Kuvendit, është bërë e qartë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar qeverinë. “Mjaft më me manovra politike. Që nga data 15 prill ka qenë e qartë se nuk ka shumicë për të bërë institucionet e reja,” ka shkruar Hoti. Sipas tij, propozimi për mandatar të ri nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të zgjatur qëndrimin në pushtet, ndërkohë që vendi duhet të përgatitet për zgjedhje të reja. Reagimi i Hotit i shtohet zërave të tjerë në opozitë që po kundërshtojnë hapur lëvizjen e Vetëvendosjes, duke e konsideruar si shkelje të frymës kushtetuese mandatimin pa shumicë të konfirmuar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
