Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, duke e cilësuar atë si “qeverinë më të dobët që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.” Katër vitet e fundit kanë shënuar një periudhë dështimesh të mëdha për qeverinë aktuale, duke mos përmbushur zotimet elektorale dhe duke dëmtuar proceset kyçe shtetndërtuese. Kur e krahasojmë këtë qeveri me ato të mëparshme, këto katër vite kanë qenë vitet më të dobëta të qeverisjes. Premtimet elektorale nuk janë përmbushur; rezultatet janë afër zeros. Për më tepër, janë dëmtuar proceset e shtetndërtimit, avancimi i demokracisë, dialogu me Serbinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare,” deklaroi Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …