Ish-diplomati Avni Arifi ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë dhe raportet mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani. Përmes një reagimi publik, Arifi e ka përshkruar këtë situatë me një thënie të njohur angleze, duke e përshtatur atë në gjuhën shqipe. “Është një fjalë angleze: ‘Live by the sword, die by the sword’. Me përkthy shqip veç edhe me përshtat pak i bie: ‘Kur jeton prej tradhtisë, s’ke çare pa e shiju tradhtinë’”, ka shkruar ai. Sipas Arifit, në politikë shpesh ndodh që veprimet e së kaluarës të kthehen si pasojë për ata që i kanë bërë. Ai shtoi se mund të gjesh shtëpi nëpër botë, por tradhtia ndaj “shtëpisë tënde” dhe pritja për përfitime diku tjetër, sipas tij, është një gabim i madh. “Shpi nëpër botë gjen gjithkah, por me tradhtu shtëpinë tane e me prit bereqet në çerdhet e huaja goxha është një lloj huqje. Kjo vlen për secilin që e ka tradhtu shtëpinë e vet e që mund ta gjejë veten këtu”, ka përfunduar Arifi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
