Ish-diplomati Avni Arifi ka reaguar pas publikimit të draft-raportit të progresit për Kosovën, duke thënë se mosarritja e përparimit drejt integrimeve evropiane është përgjegjësi e plotë e Qeverisë dhe jo e opozitës. Arifi theksoi se opozita nuk ka rol vendimmarrës në procesin e reformave apo të plotësimit të kritereve që kërkon Bashkimi Evropian. “Opozita nuk bën ligje, nuk merr vendime dhe nuk plotëson kritere. Mund të fajësohet vetëm që s’ka qenë mjaft aktive për ta detyruar pozitën të veprojë”, tha ai. Sipas tij, nëse Kosova do ta kishte marrë statusin e vendit kandidat, meritat do t’i takonin qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti. “Tani, po që se kemi dështim, le ta marrin edhe përgjegjësinë dhe çmimin e tij”, theksoi Arifi. Ai shtoi se mungesa e rezultateve konkrete në rrugën drejt BE-së tregon paaftësi të ekzekutivit për të menaxhuar procesin e reformave. Arifi përfundoi duke thënë se retorika politike nuk mund të zëvendësojë përmbushjen e standardeve që kërkon Bashkimi Evropian nga Kosova.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
