Avni Dehari: Raporti i ekspertizës nga Zvicra thotë se Astriti është vrarë

Avni Dehari: Raporti i ekspertizës nga Zvicra thotë se Astriti është vrarë

Familja Dehari ka pranuar raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore në lidhje me vdekjen e djalit të tyre Astrit Dehari. Babai i Astritit, Avni Dehari, pas pranimit të raportit ka thënë se në bazë të konkluzioneve të këtij raporti thuhet se djali e tij nuk është vetëvrarë por është vrarë. Ai ka thënë se në konkluzionet e këtij raporti kërkohet që të hapen hetimet në lidhje me rastin e Astrit Deharit. Ai  ka ftuar institucionet e drejtësisë që ta hetojnë deri në fund këtë rast. Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, 26 vjeç, vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016. Ai po mbahej në paraburgim i dyshuar në mesin e disa aktivistëve  të tjerë për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …