Avni Jetullah Dibrani (14.2.1977 - 22.9.1998)

Avni Jetullah Dibrani (14.2.1977 – 22.9.1998)

Familja Dibrani nga Gradica e Drenicës, e cila në vitin 1963 ishte shpërngulur nga fshati dhe ishte vendosur, në Vaganicë afër Mitrovicës, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë 2 dëshmorë: Avni Jetullah Selmanin dhe Sadullah Selman Ademin. Edhe vëllezërit e familjarë të tjerë të kësaj vëllazërie  kishin qenë pjesëtarë të UÇK-së, të organizuar dhe kishin luftuar deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe.

Selman Adem Lahu me bashkëshorten e tij Mihanën, nga lagjja Duraku e Klinës, lindën e rritën, bijtë e bijat: Hajrullahun, Vahiden, Sadullahun, Jetullahun, Xhevatin, Naxhijen, Mihrijen dhe Xajën (Izjahun). Në vitin 1963, me qëllim për të zënë punë dhe për ta mbajtur familjen, Selman Ademi me familjen e tij ishte vendosur,  në fshatin Vaganicë, afër Mitrovicës.

Avniu ishte djali i Jetullah Dibranit. Ai u lind në vitin 1977, në një familje atdhetare. Mësimet e para i mori në Vaganicë e më pas në Shipol.

Në vitin 1997, pasi kishte biseduar me vëllanë, Jetullahun dhe ishte në dijeni lidhur me rrethanat që po mbretëronin në Kosovë, Hajrullahu kthehet nga Gjermania. Vëllezërit Dibrani ishin të armatosur dhe  vëzhgonin si po zhvillohej situata.

Me rastin e fillimi të rezistencës në Prekaz nga Komandanti i UÇK-së, Adem Jashri dhe jasharët ata ishin mobilizuar me qëllim për t’ iu shkuar në ndihmë. Fillimisht kishin dërguar në Prekaz. Avniun, djalin e Jetullahut dhe Xajën, ndërsa Hajrullahu dhe Jetullahu me armët e tyre  ishte nisur në drejtim të Prekazit të Epërm, për të përcjellë situatën. Atë derisa jasharët po luftonin dhe vendi ishte dridhej nga breshëritë e armëve, dy vëllezërit te shkolla Azem Bejta në Prekaz kishin takuar Ferat Imerin dhe disa burra të tjerë.

“U tubuam rreth 13 vetë, shumica me armë dhe bisedonin se si do t ia bënim. Përveç Feratit ishin edhe: Nezir Smajli, Bashkim Smajli, Zymer Imeri, Sejdi Imeri, Miftar Mustafa me djalin e tij, pastaj kishte ardhur edhe Sadri Rama, miku i Adem Jasharit dhe babai i Rrahman Ramës, më vonë Komandant i Zonës Operative të Shalës. Ndërkohë kishte ardhur edhe Bekim Shyti i cili kishte marrë me vete edhe një aparat fotografik. Duke ditur se Jasharët ishin nën rrethim të hekurt me tri radhë, ishim të sigurt se me armët që kishin nuk mund ta çanim as rrethimin e tretë të vëzhguesve të terrenit, andaj edhe rrinin e prisnim se si do të zhvilloheshin ngjarjet. Kah mbrëmja jemi shpërndarë dhe kishin vendosur që kudo në lagje të fshatrave të organizonim roje dhe pika ku do të takoheshim.

Të nesërmen kemi vendosur një pikë në Vaganicë ku po ashtu ishin tubuar për të shkëmbyer informatat për luftimet që ende zhvilloheshin në Prekaz. Asokohe Agim Rrahim Ramadani i Prekazit të Epërm ishte komandant i Pikës, ndërsa unë isha përgjegjës i bunkerit në Vaganicë.

Në korrik të vitit 1998, Avniu së bashku  me xhaxhanë e  tij, Sadullahun, pastaj Samedin Prekazin e shumë të tjerë ishin nisur për në Shqipëri, me qëllim për të marrë armë dhe municion për nevojat e luftës së UÇK-së e cila pas rënies heroike të komandantit,  Adem Jashari dhe jasharëve të tjerë, kishte filluar të zgjerohej në të gjitha pjesët e Kosovës.

 Avniu, Sadullahu dhe bashkëluftëtarët e tyre, pasi kishin qëndruar një kohë në Shqipëri në kampet stërvitore të UÇK-së, ishin pajisur me armatim dhe ishin kthyer, në Vaganicë, ku asokohe ishte pika e UÇK-së me rreth 30 ushtarë të armatosur.

 Në kohën kur forcat serbe kishin filluar ofensivën e verës, në shtator  të vitit 1998, Pika e Vaganicës ashtu si edhe pikat e tjera në Vermicë, Vinarc, Lushtë ishin mobilizuar, Pikërisht në këtë relacion më 22 shtator 1998  kishte filluar edhe sulmi i forcave serbe kundër pozicioneve të UÇK-së.

Atë ditë lufta ishte përhapur në tërë territorin e Drenicës duke filluar nga fshatrat e Qyqavicës, pastaj të Drenasit me rrethinë, fshatrat e Artakollit, Ashlani dhe  fshatrat  rajonit të Mitrovicës dhe të Shalës.  Jo larg pikës së quajtur “Guri i Nezirit”, kishte rënë dëshmori i kombit, Mustafë Shyti i Ashlanit Gjatë luftimeve përreth  Vërnicës, kishin rënë në altartin e Atdheut  Avni Jetullah Dibrani i Vaganicës dhe xhaxhai i tij Sadullah Dibrani. Në Kodër të Madhe të Mitrovicës, kishte rënë trimërisht  edhe Bislim Imeri i Gurbardhit. Në Zmiq, duke luftuar përballë forcave serbe kishte rënë trimërisht  Salih Sejdiu.

Avni Jetullah Dibrani dhe Sadullah Dibrani kishin rënë në mes të Lushtës dhe vaganicës, mbi shtëpinë e lagjes Haliti, në fillim të Zmiqit.

Hajrullah Dibrani shpjegon se “më 23 shtator kufomat e vëllait tim Sadullahut, dhe nipit Avniut i kemi varrosur te vendi i quajtur “Kërshi i Vaganicës”, në orët e natës, meqë forcat serbe granatonin nga largësia dhe kishte rrezik të na dëmtonim. Pasi ishim tubuar disa dhjetëra luftëtarë dhe pjesëtarë të popullatës së kësaj ane, rreth orës 23 të natës u kemi dhënë lamtumirën e fundit dëshmorëve të rënë,  Sadullahut dhe Aviniut i cili kishte vetëm 21 vjet të vetëdijshëm se liria nuk fitohet pa gjak”. Ne vëllezërit dhe bashkëluftëtarët e tjerë kemi qenë pjesë e luftës deri në çlirimin e plotë të vendit në qershor të vitit 1999

Pas luftës, në korrik të atij viti trupat e dy dëshmorëve, Sadullah Dibrani dhe Avni Dibrani, familjarët dhe bashkëluftëtarët i kanë  rivarrosur në varrezat e Dëshmorëve në Shipol ku pushojnë në përjetësi.

Familja e dëshmorit, Avni Dibrani  ka marrë mirënjohje nga SHP i UÇK-së, nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme, si dhe nga shoqatat e luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Nazmi Muzaqi (13.11.1978 – 26.4.1999)

Arsim Nazmi Muzaqi (13.11.1978 – 26.4.1999)

Në familjen Muzaqi, në Vushtrri, më 13 nëntor të vitit 1978 u lind, Arsim Muzaqi. …