Avni Kastrati

Avni Kastrati: Qeveria nuk ka bërë sa duhet për ta siguruar lirinë e lëvizjes mbi këtë urë

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ndihet i kënaqur me mos angazhimin e Qeverisë së Kosovës për ta larguar barrikadën mbi urën e lumit Ibër. Qeveria nuk ka bërë sa duhet për ta siguruar lirinë e lëvizjes mbi këtë urë. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Kastrati ka vlerësuar se në procesin për lirimin e kësaj ure çdokush është dashur t’i kryejë obligimet e veta. “Vetë Qeveria nuk ka bërë sa duhet në këtë çështje. Të gjithë jemi në rrjedha se marrëveshjet të cilat janë arritur në Bruksel nuk janë zbatuar nga ana e Serbisë. Kështu që, nuk mund të themi se edhe Qeveria i ka kryer obligimet e veta”, ka thënë Kastrati. Ai e ka kritikuar edhe kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili është marrë me çështjen e barrikadës në urën e Ibrit, ndonëse nuk ka qenë punë e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …