Gjykata Speciale

Avokatët e krerëve të UÇK-së, në Gjykatën Speciale në Hagë, paraqiten dyshimet e tyre për porositje të dëshmitarëve

Avokatët e krerëve të UÇK-së, në Gjykatën Speciale në Hagë,  paraqiten dyshimet e tyre për porositje të dëshmitarëve kundër të të akuzuarve, bazuar në përkatësinë e tyre fetare. Një ndërhyrje e tillë  po vlerësohet si veprim që u shkon në favor të pandehurve megjithëse se nuk parashihet ndonjë efekt direkt në proces gjyqësor, pa u provuar këto dyshime. Deri më tani, pjesa dërrmuese e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj katërshes së UÇK-së, ishin me masa mbrojtëse. Dyshimet për porositje të dëshmitarëve në bazë të përkatësisë fetare kundër ish krerëve të UÇK-së, u potencuan edhe përpara trupit gjykues. Një paralajmërim i tillë nga ana e mbrojtjes, po vlerësohet si veprim i dobishëm pasi që sipas avokatit Kadri Osaj, ushtrimi i ndikimit në dëshmitar kategorizohet si vepër penale. “Në qoftë se Prokuroria ka rënë në dijeni lidhur me këtë rrethanë është dashur të marr veprime procedurale ex officio ngase kemi elemente të ushtrimit të ndikimit”, tha ai Ndërkaq, avokatja Fehmije Gashi Bytyqi, konsideron se kundërshtimi i mëtejshëm i dëshmitarëve që dyshohet se janë të porositur, mund të bëhet në faza tjera të procedura nga ana e ekipeve mbrojtëse.

Kontrolloni gjithashtu

Sazan Ibrahimi: Ligji i ri për tatimin në pronë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, i godet edhe bizneset e mesme dhe të mëdha

Komunat kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria për milionat e humbur nga kontratat kolektive

Qindra milionë euro janë paguar nga komunat e Kosovës për vendime gjyqësore që lidhen me …