leoni

Avokatët e krerëve të UÇK-së: Prokuroria nënvlerëson padrejtësisht Policinë e Kosovës – lirimi i përkohshëm nuk mund të refuzohet mbi dyshime të paargumentuara

Avokatët mbrojtës të krerëve të UÇK-së kanë reaguar ashpër ndaj parashtrimeve të Prokurorisë së Specializuar në Hagë, që kanë vënë në dyshim kapacitetet e Policisë së Kosovës për të zbatuar masat e lirimit me kusht. Në përgjigjen e mbrojtjes së Kadri Veselit, theksohet se Policia e Kosovës është pjesë e shtetit të njëjtë që ka krijuar Dhomat e Specializuara, dhe ka detyrim ligjor për të zbatuar çdo urdhër të kësaj gjykate. “Çdo dyshim mbi gatishmërinë e Policisë së Kosovës bie ndesh me realitetin ligjor dhe institucional. Refuzimi i lirimit të përkohshëm mbi bazë të mangësive të supozuara në operacionet e policisë është i padrejtë dhe i pabazë,” thuhet në parashtrim. Mbrojtja e Rexhep Selimit ka theksuar se Prokuroria po përdor justifikime teknike për të zgjatur paraburgimin, duke kërkuar një replikim të pamundur të kushteve të paraburgimit në liri, gjë që bie ndesh me frymën e  Nga ana e saj, mbrojtja e Jakup Krasniqit ka kërkuar që klienti i saj të mos trajtohet në mënyrë kolektive me të tjerët dhe ka kundërshtuar pohimet e Prokurorisë si të pabazuara dhe të padëshmuara, duke insistuar që kushte të rrepta ligjore mund të përcaktohen për të garantuar sigurinë e procedurës. Të tre mbrojtjet kanë kërkuar që propozimet për lirimin me kusht të shqyrtohen mbi baza ligjore dhe objektive, duke mos i mohuar të pandehurve të drejtën për një trajtim të drejtë dhe të veçantë, si dhe duke respektuar rolin ligjor të Policisë së Kosovës si zbatues i urdhrave të gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Ceremonia e faljes së Kurban Bajramit në Tiranë mbahet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’”

Sot, mijëra besimtarë myslimanë në mbarë Shqipërinë festojnë Kurban Bajramin, njërën nga festat më të …