Pjetër Shala

Avokatët e Pjetër Shalës shprehen të zhgënjyer pasi Prokuroria po nxiton ta përfundojë sa më parë çështjen pa i dhënë kohë mbrojtjes

Avokati i Pjetër Shalës ka thënë se është i zhgënjyer nga Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale, pasi kam ndjesinë që ka njëfarë nxitimi për përfundim të çështjes apo mos t’i japin kohë mbrojtjes të prezantojë provat e veta nga kolegët e Zyrës së Prokurorit , ka thënë Gilissen. Ai ka pyetur çfarë po ndodh dhe se nga çfarë ka frikë Prokuroria apo mos ka frikë të dëgjojë disa persona që kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe a ka frikë nga realiteti, por nga ana e Prokurorisë nuk ka pasur asnjë koment.

Paraprakisht, prokurori, Filippo De Miniçi, ka thënë se mbrojtja duhet të tregojë se cilat pjesë të dëshmive të dëshmitarëve ndërkombëtarë bien ndesh me dëshmitë e dëshmitarëve konkret në këtë çështje. Sipas tij nuk kuptohet rëndësia e lëvizjes së Brigadës 128 dhe provat lidhur me të, duke i cilësuar si deklarime shumë të përgjithshme. Ndërsa avokati Muhamed Hedi Aiuni, ka deklaruar se përderisa Zyra e Prokurorit të pretendon se Shala ka qenë në Brigadën 128, ne do të sjellim dëshmitarë që tregojnë se kjo nuk është e vërtetë. Do sjellim të tillë që kanë punuar në logjistikë në këtë fabrikë që nuk e kanë parë Shalën aty ose e kanë parë vetëm një ditë, ka marrë armët dhe ka shkuar të luftojë për kombin e tij, ka saktësuar avokati. Muhamed Aiuni.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …