leoni

Avokati i Popullit, në disa komuna të Kosovës, ka hulumtuar gjendjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore

Avokati i Popullit, në disa komuna të Kosovës, ka hulumtuar gjendjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Komuniteti pakicë nëpër komuna ballafaqohen me probleme mjedisore, pabarazi gjinore, mungesë në vendimmarrje, mungesë të politikave sociale e mosrespektim të gjuhës. Këto janë disa nga problemet që janë identifikuar si të gjetura pas takimeve që Institucioni i Avokatit të Popullit, ka mbajtur në disa komuna të Kosovës, përkitazi me gjendjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, me theks të veçantë të drejtave të komuniteteve. Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se nga takimet me qytetarët kanë hasur në një sërë problemesh që i kanë ata. Ai foli për  mungesën e politikave sociale, qasjen në hapësirat publike për personat me aftësi të kufizuara, si dhe kontratën kolektive. Edhe përkundër thirrjeve, Qelaj tha se nuk është ndërmarrë asgjë për ligjin për financimin e pushtetit lokal. Zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, Cornelia Tejlor tha se këto takime me qytetarët i kanë informuar ata më shumë për mandatin e Avokatit të Popullit. Sipas saj, dialogu në mes të institucionit të Avokatit të Popullit dhe popullit është vital. Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim, u shpreh se komunikimi në mes të nivel lokal dhe atij qendror nuk mungon, derisa shtoi se niveli lokal nuk ka kapacitet për trajtim të problemeve sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka deklaruar se përfundimisht i ka ndarë rrugët me kryeministrin, Albin Kurti

Haki Abazi akuzon Kurtin për krizë politike: “Po e dënon vendin se nuk mori 500 mijë vota”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes dhe tani anëtar i AAK-së, Haki Abazi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin …