Avokati, Natal Bullakaj; Para një jave është njoftuar se Remzi Shala, ishte kidnapuar nga persona të panjohur

Avokati, Natal Bullakaj; Para një jave është njoftuar se Remzi Shala, ishte kidnapuar nga persona të panjohur

Avokati,  Natal Bullakaj, thotë se para një jave është njoftuar se Remzi Shala, ishte kidnapuar nga persona të panjohur. “Kuptuam se ai ishte marrë nga zyrtarët e EULEX-it, të veshur me rroba civile. Pastaj e kanë dërguan në një restorant ku i kanë dorëzuar ftesën për t’u paraqitur në cilësinë e të dyshuarit”. Ai ka  thënë se nuk është i gatshëm për t’u paraqitur para Gjykatës Speciale. “Më ka thënë se askujt keq nuk i kam bërë dhe nuk kanë arsye pse të më marrin.  “Jam njoftuar edhe nga nipi i tij, i cili e ka përcjellë vazhdimisht edhe në një proces tjetër, se Remzi Shala e ka mbyllur edhe telefonin dhe nuk gjendet në Kosovë. Familjarët kanë thënë se nuk dimë për vendndodhjen e tij”, tha avokati i Remzi Shalës, i ftuar nga Gjykata Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …