leoni

Avokati, Skënder Musa: Ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin nuk është i paligjshëm

Avokati, Skënder Musa: Ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin nuk është i paligjshëm

Avokati i akredituar i Gjykatës Speciale Skënder Musa, ka folur lidhur me gjykim që ka filluar, në Hagë kundër krerëve të UÇK-së. Sipas Prokurorisë personat e mbajtur në qendrat e ndalimit – në Cahan, në Kleçkë, në Jabllanicë, Drenoc, në Likofc, në Baicë e gjetkë ishin të shënjestruar pasi shiheshin si kundërshtarë dhe bashkëpunëtorë me forcat ish-jugosllave, gjithashtu, ndaluarit u akuzuan se janë spiunë të Serbisë dhe mbështetës të LDK-së.

Sipas avokatit Musa, ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin nuk është i paligjshëm, por, është trajtim i ligjshëm dhe në trajtim të plotë më konventat ndërkombëtarë që kanë të bëjnë me luftën. Te ndalimi i personave që kanë bashkëpunuar me okupatorin në një farë forme përpiqet me i arsyetua pse kanë bashkëpunuar dhe pse këtë i kanë ndaluar, ai ndalim  nuk është i paligjshëm është trajtim i ligjshëm dhe në trajtim të plotë në konventat që kanë të bëjnë me luftën. Sepse ata kanë qenë persona të armatosur, e dimë rolin negativ që e kanë pasur shqiptarët që kanë qenë bashkëpunëtorë e Serbisë dhe e dimë se çfarë vrasje kanë kryer kundër popullit shqiptar, siç është rasti, po e marr shembull personin nga Mitrovica dhe që e kishte  nofkën ‘Luli’ dhe që jeton në Serbi dhe paraqitet në televizione dhe ai është ndaluar dhe të thuhet se pse UÇK-ja ka ndalur bashkëkombës të vetë për shkak të dyshimit që kanë bashkëpunuar me bashkëpunëtorin me të vërtetë është e padrejtë, ka thënë avokati Skënder Musa.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …