Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi kërkon të mos publikohen dosjet e Speciales sepse komprometohen emrat e dëshmitarëve

Avokati Tomë Gashi ka bërë thirrje që të mos publikohen kurrsesi dosjet e Speciales, por duhet të publikohen nëse është e mundur komunikimet e Speciales me institucionet serbe. “Nuk besoj që është krim publikimi i komunikimit të institucioneve të Serbisë me ato të Gjykatës Speciale”, tha ai. “Apeloj që të mos publikohet asesi emri i dëshmitarëve apo emra tjerë. Ne kemi harxhuar shumë miliona që ishin fonde të BE-së. Jemi ardhur në një situatë kur tani Shtetet e Bashkuara  përmes ndihmës tonë ja kanë hapur rrugës Serbisë. Për herë të parë prej vitit 1999 Serbia shkon në Shtëpinë e Bardhë”, thotë avokati i njohur, Tomë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Në samitin e NATO-s do të diskutohet për një gamë të gjerë temash, por që pritet që të dominojë çështja e Ukrainës

NATO riafirmon rëndësinë strategjike të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor

Që nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës, Kosova ka intensifikuar kërkesat për …