Ish-Komandanti i SHP të UÇK-sëAzem Syla po mbahet në arrest policor, ndërkohë pritet që gjykata sot të nxjerrë një vendim për masën e sigurisë kundër tij. Pas përfundimit të seancës dëgjimore që është mbajtur dje në Gjykatën Themelore të Prishtinës, avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka thënë se prokurori ka kërkuar 30 ditë paraburgim për ish-Komandantin SHP të UÇK-së, të cilin e akuzojnë për vepra kriminale duke u bazuar të të dhënat e një dëshmitari bashkëpunëtor i EULEX-it. Kërkesën për paraburgim prokurori ka arsyetuar me faktin se Azem Syla paraqet rrezik ikur dhe për të ushtruar ndikim te dëshmitarët, me ç’ rast ka përmendur edhe dëshmitarin Nazim Bllaca.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
