Azgan Haklaj: Bashkohuni për drejtësi për komandantët e UÇK-së

Veprimtari kombëtar Azgan Haklaj iu drejtua protestuesve me një mesazh të fuqishëm për lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin kombëtar, duke theksuar se historia e shqiptarëve nuk mund të shkruhet pa sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Emri i Azgan Haklajt shkruhet me shkronja të alfabetit të historisë sonë, aty ku tri shkronja – UÇK – përfaqësojnë nder, sakrificë dhe mirënjohje të përjetshme për ata që dhanë jetën për lirinë e kombit shqiptar. Lufta e tyre nuk ishte vetëm rezistencë, por akt i vetëdijes kombëtare dhe i drejtës historike për liri. Pas arrestimit të çlirimtarëve, u përpoq të mbyllej simbolikisht dera e luftëtarëve të lirisë, por idealet për të cilat ata u ngritën nuk mund të burgosen. Ashtu si dielli që nuk ndalet kurrë së ndriçuari, edhe e vërteta e luftës çlirimtare vazhdon të jetojë, sepse “fotosinteza” e saj është vetë kombi shqiptar, energji që buron nga sakrifica dhe shndërrohet në jetë, dinjitet dhe shpresë. Kërkesa për liri për çlirimtarët është kërkesë për drejtësi, jo vetëm për individë, por për një histori të tërë që nuk mund të rishkruhet. Një komb,  – kjo mbetet thirrja që bashkon shqiptarët kudo, në mbrojtje të lirisë, së vërtetës dhe dinjitetit kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Të rinjtë janë forca e ndryshimit, prioriteti im do të jetë mirëqenia dhe perspektiva e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se …