Erdhi me gënjeshtra e dredhi i shua si kashta pa lavdi!
Haga dje përjetoi atë që nuk e kishte parë ndoshta asnjëherë.
Një jehonë dhimbje e një kombi të lashtë të kontinentit kuqëloi në rrugët, sheshet e qiellin e saj…
Një flamur i trishtuar me simbolet e shqipes e shkronjat tashmë të njohura “UÇK” u ngul thellë jo vetëm në lartësitë e saj por edhe në vetë kujtesën e Hagës e Europës..!
Protesta e djeshme ishte nervozizëm i ligjshëm i një kombi të viktimizuar të cilët po i denoheshin simbolet e lidershipit të saj me dosjet e stisura nga vetë agresori..!?
Duan apo nuk duan e djeshmja është një zile e fortë që zgjon dikënd me alarm nga një gjumë paraletargjik.
Dhe efektet nuk do vonojnë.
Se ka vetëm një alternativë:
Zgjim ose një komunikatë nekrologjie për Hagën dhe dhomat e saj “të specializuara” që në fakt po shëmbëllejnë me dhomat e torturës së UDB-së në ditët e diktaturës millosheviçjane.
Mirëpo dita e djeshme ishte në fakt një ditë e gjatë zemërimi jo vetëm kundër prokurorëve e gjyqjtarëve të manipuluar e të diskretituar botërisht të Hagës.
Kjo protestë si ajo e Prishtinës disa ditë më parë drejtohej edhe kundër Albin Kurtit i cili nuk e di se “pse” e nuk e di se “si” sot gjëndet në krye të Qeverisë së Kosovës?.
Kjo jo vetëm se ai duhet të kishte qënë në Hagë kaherë fizikisht, materialisht, shtetërisht e diplomatikisht, por dihej se nuk mundej se në dosjet e zeza kundër luftëtarëve të lirisë gjënden edhe fashikuj të rremë nënshkruar nga ky cjap idhnak e kecat e tufës së tij politike në Prishtinë.
Idhnimin e kombit edhe ndaj Albinit nuk e shfaqën në Prishtinë e Hagë vetëm flamujt me simbolin “UÇK”.
Ishin përbri flamujve të kombit tonë edhe ata të SHBA-ve.
Pikërisht të kombit e aleatit tonë të madh të Wilsonit që ndaloi copëtimin e fshirjen tonë nga harta e kontinentit…të Klintonit që firmosi lirinë për të ardhur te Presidenti Bush që stampoi pavarësinë e Kosovës.
Ndaj idhnimi ndaj Albin Kurtit nuk është partiak dhe as ideopolitik por një idhnim deri në trishtim kombëtar i pakthim.
Pa dashur të bëj anatemime e përcaktime të këqija verbalisht ndaj përsonalitetit të dyshimtë të Albin Kurtit të cilat me shumë se askush i meriton sot unë si asnjëherë protestoj ndaj tij pse jo me furi e neveri.
Eshtë jo vetëm protesta e një politikani por e një biri të Malësisë së Gjakovës që jo vetëm gjakun por edhe fatin historik e ka të lidhur me nyje me Kosovën.
Albin Kurti ka rënë jo vetëm se po e rrëzon dhe linçon aleati ynë superfuqia e globit SHBA-të por se ka rënë në sytë e konsideratën e Kombit Shqiptar.
Ai tashmë siç thotë populli:
Është një “varr i pabërë” të cilit pritet ti vihet “epitafi” Albin Kurti.
Erdhi në këtë botë me gënjeshtra e dredhi dhe u shua si flakë kashte pa lavdi”.