Brickos

Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Oferta për zhvillim të diplomacisë ekonomike në vend të belbëzimeve folklorike

 Kosova dhe Shqipëria, mbase së bashku mund ta zhvillojnë diplomacinë ekonomike më lehtë sesa të ndara. Duke qenë si dy shtete që përbëjnë një nyje rajonale dhe jo larg shteteve të qendrës së Evropës dhe Azisë, e bëjnë më të lehtë fuqizimin e diplomacisë ekonomike dhe thënë më thjeshtë tërheqjen e investitorëve nga jashtë. Për të arritur që në vendet tona t’i kemi kompanitë e mëdha evropiane apo degët e tyre dhe prodhimet, padyshim që na nevojitet një diplomaci efektive ekonomike dhe e cila nuk mund të ndërtohet pa specialistë dhe njerëz të pajisur mirë, përfaqësues të aftë, të edukuar dhe patriot të shteteve ngavijnë.

Rrjeti i misioneve diplomatike duhet të fuqizohet me diplomatë që angazhim primar kanë diplomacinë ekonomike, të cilët janë në gjendje për të bërë prezantim të dinjitet të mundësive të vendeve tona. Kam bindjen që qeveritë e dy vendeve duhet të bëjnë shumë më tepër në këtë fushë për të mos ta humbur kohën dhe hapin. Duhet ecur në zhvillimin e diplomacisë ekonomike dypalëshe dhe bërë avokatinë për të sensibilizuar investimet, po aq sa edhe krijimit të imazhit pozitiv të rajonit. Vizioni për zhvillim të diplomacisë ekonomike, padyshim që ngërthen në vete orientimin që i shërben vendit për zhvillim ekonomik, e me këtë edhe rritjes së stabilitetit dhe qëndrueshmërisë. Diplomati që i shërben këtij vizioni padyshim që duhet të ketë aftësi për të bindur kompanitë e mëdha për të ardhur e investuar me degët e tyre këtu.

Qeveritë e vendeve tona, bashkë me diplomatët duhet t’i shërbejnë kësaj kauze dhe shfrytëzuar të gjitha mundësitë e potencialet që në vend të te bërit të politikës tradicionale ballkanase, t’i vizitojnë kompanitë, për shembull në Zvicër si Glencore, Nestle, pastaj ato të Austrisë si Wienerberger, Red Bull GmbH, pastaj ato në Gjermani si SAP, Volksëagen, BMW. Në Britani të Madhe, kompanitë si: Unilever, British American Tobacco, Associated British Food etj. Në Francë, kompanitë si: L’Oreal, Renault, e shumë kompani tjera të suksesshme në Europë, Turqi e tjerë, e të cilat mbase mund të binden drejtuesit e tyre për të hapur linjat prodhuese të tyre në vendet tona. Mendoj që sot në pozitat ku jemi, politikat tona duhet të zhvillohen në këtë drejtim, duke u larguar nga folklori e populizmi dhe krijuar kushte maksimale dhe politike ekonomike shumë të favorshme që kjo edhe të ndodhë. Ambasadat tona duhet t’i shërbejnë me fanatizëm këtij vizioni. Qeveritë vetëm me politika të tilla zhvillojnë vendin, dyfishojnë rritjen ekonomike dhe hapin perspektivën për rininë, dyfishojnë buxhetin dhe zgjerojnë mundësit individuale dhe grupore. Ndryshe, vazhdojmë me mënyrën ballkanase të te bërit politikë. Sot për nesër!

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …