leoni

Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: PDK- ja dhe zgjedhjet nacionale

PDK-së si strukturë konsideroj se i duhet një Deklaratë Misioni dhe ndërlidhjes e identifikimit me te. Të paraqitet saktë me agjendën e vet duke, qartësuar objektivat programore karshi çdo gjëje që lidhet me të tashmen e me të ardhmen e vendit. Deklarata e Misionit si qëllim, duhet të krijojë ambient për të bërë që edhe në politikë sikurse në sport të lindin merita për të tashmen. Pse? Duhet kuptuar se vetëm duke e tejkaluar atë që ke në dorë është progres. Vetëkënaqësia e ndalesës së qëndrimit gjatë në një pozicion nuk paraqet progres, përkundrazi e rrezikon edhe atë që ke në dorë. Me këtë Deklaratë Misioni të dëshmohet se tranzicioni i stërgjatur duhet të përfundojë si koncept në mënyrën e të bërit politikë. Nuk është koha e arratisë politike dhe strukja në shtratin e folklorit politik e vazhduar me tranzicionin.

Koha për politika që e konsolidojnë shtetin dhe demokracinë

 

Orientimi pro-Perëndimor së pari i rezistencës civile, e më pas ushtarake në Kosovën e viteve të 90-a, krijoi kushte për lirinë dhe shtetin e Kosovës.  Qëndrimi në këtë shtrat dhe bërja me nder e detyrave të shtëpisë karshi rekomandimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Rekomandimeve të pasqyruara në Raportin Vjetor të Komisionit Evropian për Kosovën janë zgjedhja.

Qartësia në eliminimin e krimit , korrupsionit, familjarizmit dhe përgjithësisht fitimi i betejës për një qeverisje të mirë na kthen në shtratin ku ishim dikur. Sa i përket pozicionit politik karshi tendencës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, më kujtohet periudha e bisedimeve në Rambuje. Duhet rikujtuar dokumenti i marrëveshjes , aspak i favorshëm për vendin tonë, hezitimin e delegacionit tonë për ta nënshkruar….Rikujtojmë porositë e SHBA së për delegacionin për ta nënshkruar atë marrëveshje nga arsyet se ata kishin informacione edhe për qëndrimin e Serbisë refuzuese dhe se nënshkrimi ynë e refuzimi i tyre i hapte rrugë bombardimeve dhe kapitullit të ri të rajonit. Pozicionet edhe sot më duken ngjasojnë në rrethana të reja…Koherenca në veprim dhe evolucioni në proces duke mos devijuar nga rruga e qëllimit final e bëjnë zgjedhjen.!

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …