Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Ka njerez qe kujtojne se “Lutjet” çliruan Kosovën!

Themeluesi i “azbukes serbe” Vuk Karagjiq ishte njeri nder ushqyesit me te medhenj te ortodoksizmit ekstrem serb. Kisha ortodokse serbe kishte mu ate qellim. Ai ishte nje armik i perbetuar i shqiptareve! Zyrtaret shqiptare te liruar nga ndjenja nacionale nuk kuptojne qellimin nacional-shovenist te Kishes serbe, themeluese e shtetit serb, dhe ndikimin e saj te madhe ne mbamendjen e gexhes serb. Per kete arsye Profesori i nderuar shqiptaro-amerikan Phd. Mehdi Hyseni kete fakt e ka vene ne spikame disa here, ai perndryshe ka avokuar per UCK-ne qe nga themelimi i saj me artikuj publicistik dhe shkencor, por edhe disa libra te botuar. Ai veçanerisht eshte perkushtuar ta mban gjalle iden perbashkuese te Bashkimit Kombetare. Ai u ka sugjeruar disa here politikaneve shqiptare te jane me te kujdesshem ne perfaqesimin e ceshtjes shqiptare. Njera nder gabimet e renda eshte  pakujdesia e zyrtareve shqiptare duke i gostitur ardhjet e zyrtareve serbe dhe duke lejuar ata qe te japin deklarata plote urrejtje kunder shqiptareve dhe Kosoves. Pse jo penda e kritikes e kap edhe patrikun Irinej qe ka ditor te jap deklarata politike te prapranueshme per shqiptaret. Patriku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i cili në vazhdën e mesazheve nacional shoveniste serbe ka “edukuar” besimtarët serbë që me zemër e shpirt të jenë një me popullin serb në Kosovë, e cila sipas tij është “pronë e përjetshme serbe”. Irinejin, ka shume politikanë “kosovare” ne pushtet sikurse L.S. qe e mirekuptojne.

Per shqiptarët ai merr vetëm bërthamën e pa prekur ilire, ndërsa pjesët tjera tenton të i fusë në një komb artificial sllavë i cili sipas mendimit të tij duhet të quhen sipas popullit të vjetër “Serb” që ishin më të vjetër se sa vetë sllavët… A nuk kishte thene Irinej se Shkodra eshte vend i shenjte serb sepse ketu jane varrosur mbreterit serb. Pastaj cili ka qenë qellimi i deklarates ne Gazimestan per heronjte e “perbashket” Millosh Kopilit dhe Gjergj Kastriotit, mu te thenia e Karagjiqit se shqiptaret dalloheshin njeri nga tjetri, a nuk doli publicisti “kosovare” N. S. me librin per kombin kosovare dhe opinioni pranoi heshtur kete tentim per varrosjen e historise se perbashket shqiptare, a nuk eshte kjo tendence shume e rrezikshme e shkombetarizimit? Apo perpjekje per shkatrrimin e gjuhes standarde shqipe?

Ec e merre vesh…

Ka njerez qe nuk besojne se eshte luftuar ne Kosove, dhe se pavaresia u fitua nga lutjet tone te perditshme te clirimit… Mire ju thoni se politika paqesore cliroi Kosoven dhe se paqe kishte atehere? Po pse nuk intervenuan forcat multinacionale atehere, pse eshte dashur te masakrohen dhe te vdesin gjithe ata njerëz? Pse eshte dashur te krijohet Gjykata Nderkombetare per krime Lufte? Dhe se vendimet e saj jane te papranueshme per disa shkrimtare, analista gazetare …, ngase nuk jane te pajtueshme me instiktin e tyre… Disa te tjere afer tyre thone, se ne nuk u cliruam, por na cliroi NATO-ja, nuk iu besojne as heroizmave autoktone, as heronjeve vendore, as varrezave dhjetmijeshe, thone na cliruan te huajt…, athua pse na cliruan ?

Pergjigjen e dine disa shkrimtare shqiptare dhe me instiktin e tyre e din kush ishin vrases, e kush clirimtar, dhe se po ata shkrimtare te vetequajtur, te tille cfare jane, do e kishin bere kete me lehte, me shkrimet e tyre autoriele dhe me citimin e autoreve te huaj… Dhe te njejtit vendosin ngjarjet si duan vet, edhe i japin te drejte vetes-te drejten autoriale se kush jane patriote te vertet, e kush skizofrene, kush eshte dashur te vdes e kush te jetoje… Po keta edhe sot luten te “lulezoje” Kosova, dhe do ta bejne Zvicer me instiktin e tyre prej shkrimtarit…

Pse ju shqetesojne te tillet, ata nuk bejne gje te lige, ata dijne vetem te trazojne, une nuk i quaj as te semure, se nuk jane. Atyre deri me tash askush nuk ua vuri vemendjen, qe ishin shkrimtare…jane te kompleksuar, ata me medje dhe me fjale kane kallur Romen…, nuk jane te semure por jane piromane-shkrimtare, ata do e kallin edhe shtepine e tyre, jo veten…, per tu zgerdhire me vone se prognozat e tyre ne leter ishin te sakta…

“Fuqia” e lutjeve…

Ne favor te mendimit qe desha ta percjelli te lexuesi eshte storia e autorit Akansha Goel që pakashumë i përgjigjet situatës aktuale në Kosovë, ku disa, apo shumesishe analisti e gazetare, por edhe shkrimtare kane filluar tu besojne bestytnive! Ata baltosin heronjë, njerëz, të cilët as i kanë njohur për së gjalli, pos që kanë lexuar për të bëmat e tyre, dhe ata me instiktin e shkrimtarit vendosin ngjarjet si duan vetë, duke bërë akuza jo humane dhe jo njerëzore, që nuk mund t’i kap një mendje e shëndoshë…, ja për cka e kam fjalën:

Në një qytet të vogël në Amerikë, një person i vendosur për të hapur një biznes bar, e cila ishte në anën tjetër -përballë në një kishë. Kisha dhe asambleja e saj filluan një fushatë për të bllokuar hapjen e barit me peticione dhe luteshin çdo ditë kundër biznesit të tij.

Puna përparojë. Megjithatë, kur ai ishte pothuajse i kompletuar dhe ishte gati për të hapur disa ditë më vonë, një rrufe e fortë në qiell zdriti vendin, rrufeja goditi traversen dhe e dogji deri në tokë. Besimtarët-vijues të kishës ishin mjaft të vetëkënaqur që u realizuan parashikimet e tyre, deri atëherë derisa nuk i paditi pronari i barit  autoritetet kishtare për 2.000.000 $ për arsye se kisha dhe “xhemati” i saj si dhe lutjet e tyre ishin në fund të fundit përgjegjës për dështimin e lokalit-barit, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kishte të njëjtin qëllim.

Në përgjigjen e saj në gjykatë, kisha kishte mohuar me forcë ligjore të gjitha përgjegjësitë, ose që kjo kishte ndonjë lidhje që lutjet e tyre ishin arsye për abdikim të bar-it. Në mbështetje të kërkesës së tyre ata i referohen studimit të Benson në Harvard i cituar  se; “Lutjs ndërhyrëse nuk ka pasur asnjë ndikim!”

tasti kaloi në rrugën procedimit në gjykatë, gjyqtari pasi kishte shiquar shkresat në seancën dëgjimore i bëri këto komente:

“Unë nuk e di se si kam për të vendosur këtë rast, por kjo që rezulton nga shkresat, ne kemi një pronar bari i cili beson në fuqinë e lutjes dhe ne kemi një kishë të tërë dhe të vijuesve të devotshëm të  të saj se nuk  besojnë.”

 

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi: Çmendi e çoroditur e opozitës në Shqipëri

Edhe sot për të satën herë, Partia Demokratike e Shqipërisë, në krye me të çmendurit …