Weber: Dialogu Kosovë-Serbi u privatizua nga treshja Thaçi-Vuçiq-Mogerini

Ekspert gjerman pranë Këshillit për Politika të Demokratizimit, Bodo Weber ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi u privatizua nga treshja Thaçi-Vuçiq-Mogerini. Ai ka shtuar më tutje se nuk mund të flitet për më për vazhdimin e dialogut por rivendosje të tij dhe se formati i dialogut Kosovë – Serbi do të pësojë ndryshime para se të mundë të “vazhdojë”. Ekspert gjerman pranë Këshillit për Politika të Demokratizimit, Bodo Weber ka deklaruar gjithashtu se edhe zgjidhja nuk është në ‘vazhdimin’ e dialogut, d.m.th. të negociatave për një marrëveshjeje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme, në mënyrën se si janë udhëhequr në dy vjetët e kaluar – si një proces tërësisht i privatizuar nga dy presidentët dhe shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, secili me interesin specifik, privat, por bashkërisht duke e lëvizur dialogun drejt diçkaje që ishte përqeshje me kornizën fillestare dhe qëllimet përfundimtare. Tendenca negative u ndërpre me ndërhyrjen e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe me Samitin e Berlinit, që u mbajt në prill të këtij viti, ka theksuar analisti gjerman, Bodo Weber.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …