Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar këtë si një moment historik për sigurinë, sovranitetin dhe orientimin Euroatlantik të vendit. Në një mesazh publik, ai theksoi se NATO mbetet një aleancë e vlerave demokratike dhe një garant kyç për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen kolektive në hapësirën Euroatlantike. Begaj vlerësoi gjithashtu rolin e Shqipërisë si një aleate e denjë dhe kontribuese aktive në misionet dhe operacionet e NATO-s, duke shprehur krenari për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave të Armatosura. Ai theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë e bashkuar me aleatët për të forcuar paqen, stabilitetin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt për të gjithë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
