Bajram Begaj dekreton ndryshimet në qeveri: Balluku largohet, Koçi zëvendëskryeministre, emra të rinj në Infrastrukturë dhe Drejtësi

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi këtë të mërkurë ndryshimet në kabinetin qeveritar të propozuara nga kryeministri Edi Rama, duke sjellë një riformatim të rëndësishëm në disa prej ministrive kyçe. Balluku largohet nga qeveria pas një periudhe të gjatë në drejtim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, post që e mbante prej janarit 2019, si dhe nga funksioni i zëvendëskryeministres. Numri dy i qeverisë do të jetë tashmë Albana Koçiu, e cila lë detyrën e ministres së Brendshme për të marrë postin e zëvendëskryeministres. Ndërkohë, drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do ta marrë Enea Karakaçi, i cili prej qershorit 2023 ka drejtuar OSHEE dhe ka mbajtur më herët funksione të rëndësishme në këtë sektor. Në Ministrinë e Brendshme rikthehet Besfort Lamallari, i cili lë postin në Drejtësi për të marrë sërish drejtimin e këtij dikasteri, ku më parë ka shërbyer si zëvendësministër. Ndërsa në krye të Ministrisë së Drejtësisë emërohet Toni Gogu, që deri më tani ka mbajtur detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Riformatimi vjen në një moment të rëndësishëm politik, duke sinjalizuar një fazë të re në organizimin e kabinetit qeveritar.

Kontrolloni gjithashtu

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Kosova s’e ka luksin për zgjedhje të reja në kohë krizash globale

Njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se Kosova nuk duhet të shkojë në …