Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka realizuar një takim të rëndësishëm me Madhërinë e Tij, Mbretin Abdullah II të Jordanisë, gjatë vizitës së tij në Tiranë. Ata diskutuan për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke u fokusuar në rritjen e lidhjeve ekonomike, shkëmbimet tregtare, turizmin dhe investimet, si dhe vlerësuan bashkëpunimin shumëpalësh mes dy vendeve. Presidenti Begaj dhe Mbretit Abdullah II rikonfirmuan angazhimin e Shqipërisë për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar rëndësinë e harmonisë ndër fetare. Ata gjithashtu ritheksuan mbështetjen për Kosovën dhe përpjekjet për njohjen e mëtejshme të saj në nivel ndërkombëtar. Në fund të takimit, dy liderët ndanë të njëjtin vizion për një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, duke theksuar rëndësinë e zgjidhjes me dy shtete.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
