Daut Haradinaj mbështet Bali Muharremaj, për kryetar të Therandës

Ish-sekretari i AAK-së, Blerim Kuqi, ka lënë të hapur mundësinë që të kandidojë për kryetar të Therandës, duke paralajmëruar se mund të jetë një kandidat kundërshtar i Bali Muharremajt, aktualit kryetar të Suharekës. Blerim Kuqi mund të sfidojë Bali Muharremajn në zgjedhjet e ardhshme për këtë post. Në këtë kontekst, Daut Haradinaj, anëtar i AAK-së, ka shprehur mbështetje të fuqishme për Bali Muharremajn. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se “nuk është turp të ndihesh i tradhtuar, por turp është të tradhtosh dikë,” duke aluduar kështu në qëndrimin e tij për kandidaturën e Muharremajt dhe për të mbrojtur besimin në udhëheqësinë aktuale të Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …