Bajram Begaj takon presidentin kroat Zoran Milanoviq në OKB: Mbështetje e fortë për Shqipërinë në BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka njoftuar për një takim që ka zhvilluar me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviq, në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, ku po mbahet sesioni i 80-të i Asamblesë së Përgjithshme. Begaj e ka vlerësuar Milanoviqin si një mik të madh të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për integrimin evropian të Shqipërisë. “Në selinë e OKB-së me mikun tim dhe të shqiptarëve, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, mbështetës i fortë i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Begaj në rrjete sociale. Ai ka shtuar se partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve, në kuadër të NATO-s dhe BE-së, është një element kyç për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Kroacia, si një vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, është shprehur vazhdimisht në favor të zgjerimit të Unionit drejt vendeve të rajonit, ndërsa Tirana dhe Zagrebi kanë konsoliduar bashkëpunimin e tyre në disa fusha, nga mbrojtja deri te zhvillimi ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …