Brickos

Hamit Maliq Hyseni (6.7.1953 - 23.9.1998)

Hamit Maliq Hyseni (6.7.1953 – 23.9.1998)

Kur pushtuesi serb bëri gati t’i ngulë kthetrat edhe më tej në tokën arbërore të Kosovës e më gjerë, për ta sllavizuar në terësi, rinia shqiptare vendosi t’i bashkojë forcat e zemrat, armët dhe idealet për lirinë e saj me qëllimin e qartë e vendimtar për liri a vdekje. Në këtë qëllim final u inkuadrua edhe Hamit Hyseni, për t’u përjetësuar në altarin e lirisë së atdheut. Dëshmori Hamit Hyseni, i biri i Maliqit dhe i Elhemes, u lind më 6 korrik 1953 në fshatin Ashlan, komuna e Vushtrrisë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje. Disa vite rresht punoi në mëgrim, në Bosnjë, para se të punësohej në ndërmarrjen “Universal” të Prishtinës, ku punoi deri me rastin e largimit të punëtorëve shqiptarë nga vendet e punës, nga Serbia. Kontaktet e para me Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i zhvillon ditën e masakrës trishtuese serbe në Likoshan e Çirez, të Drenicës, ndërsa në radhët ushtarake rreshtohet në mars të vitit 1998, në Brigadën 142, në Ashlan.
Si luftëtar i devotshëm, angazhohet në pikat ushtarake në: Ashlan, Pantinë, Akrashticë, Pirq e Balaj. Me mitralezin dhe minahedhësin e tij të kalibrit 60 mm.,merr pjesë në betejat e muajit shtator 1998 në Ashlan, Pantinë e Akrashticë.
Gjatë luftimeve të ashpra në ofansivën triditëshe, në Ashlan, më 23 shtator 1998, Hamiti bie në frontin e luftës për liri, përbri dëshmorëve Mustafë Shyti nga Ashlani dhe Agim Ramadani nga Shipoli i Mitrovicës. Trupi i tij u varros në vendlindje, më 23 shtator 1998. Dëshmori Hamit Hyseni ka lënë bashkëshorten Bahrien dhe fëmijët: Naserin, Qefseren, Ganimeten, Afërditën, Milaimin, Maliqin dhe Gazmendin.
Në vitin 2000 trupi i dëshmorit u rivarros në varrezat e dëshmorëve në Ashlan. Te vendi i rënies është vendosur pllaka përkujtimore, ndërkaq në sheshin e qytetit të Vushtrrisë, afër Urës së Gurit është ngritur përmendorja.
Familja e Hamit Hysenit është nderuar me Mirënjohje nga Kuvendi Komunal dhe nga Shoqatat e dala nga lufta të komunës së Vushtrrisë.
Me emrin e tij është emërtuar një rrugë e qytetit të Mitrovicës dhe një rrugë në Vushtrri. (Z. Gj.)

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Abdurrahman Susuri (18.5.1969 – 11.3.1999)

Feriz Abdurrahman Susuri (18.5.1969 – 11.3.1999)

Një plejadë djelmoshash të zgjedhur mal e vërri, që patën braktisur Kosovën si të ndjekur, …