Bajram Begaj: “UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës dhe krenaria jonë kombëtare”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur sot mbështetjen e tij të fuqishme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si themeli i lirisë së shtetit të Kosovës dhe krenari e historisë kombëtare shqiptare. Në një postim në rrjetin social Facebook, i shoqëruar me pamje nga protesta madhështore në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Begaj shkroi: “UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi.” Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë filloi pasditen e sotme me intonimin e himnit kombëtar, duke bashkuar mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare në një atmosferë uniteti, krenarie dhe mirënjohjeje për ata që sollën lirinë.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon zgjedhje të reja: Retorikë politike për të fshehur dështimet e klasës politike

Nasim Haradinaj ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar …