Bajram Hasani: Nismës Socialdemokrate në Gjilan të shtunën dhjetëra gra i janë bashkuar

Bajram Hasani: Nismës Socialdemokrate në Gjilan iu kanë bashkuar dhjetëra gra

Dhjetëra gra të shtunën i janë bashkuar Nismës Socialdemokrate në Gjilan. Kryetari i Degës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se Nisma po rritet gjithandej nëpër Kosovë dhe këtë sipas tij e dëshmojnë edhe aderimet e shumta që po ndodhin çdo ditë në këtë parti. “Sot i urojmë mirëseardhje në NISMA në Gjilan, dhjetëra grave të cilat nga sot aktivitetin e tyre do ta ushtrojnë në partinë tonë. Të gjithë në NISMA kanë të drejtë të japin mendimet dhe idetë e tyre. Ne po rritemi çdo ditë, sepse e kemi mbajtur fjalën!”, ka thënë Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …