Pacolli: Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje, nuk do të lejojmë përjashtimin e simboleve tona shtetërore

Pacolli: Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje, nuk do të lejojmë përjashtimin e simboleve tona shtetërore

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli me anë të një postimi në rrjetin social ka thënë së Kosova do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje por që u ka bërë të ditur shteteve të BE-së sidomos atyre që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës së nuk do të lejohet minimi apo përjashtimi i simboleve shtetërore të Kosovës.

“Kosova sikurse të gjitha vendet e tjera të rajonit do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Sofje, në muajin Maj, ku pritet tê mbështetet nga të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së perspektiva e qartë dhe konkrete e zgjerimit, për të gjitha vendet e rajonit, duke përfshire Kosovën. Çdo tentim për të minuar prezencën e Kosovës në samit apo përjashtuar simbolet tona shtetërore, paraqet mungesë të vizionit dhe qartësisë për rajonin. Në kohën kur ndikimi rus është shtuar në rajon, është bërë mese i nevojshëm unifikimi i BE-së karshi rajonit tonë. Çdo tendencë tjetër për të mos pasur unifikim të politikes evropiane karshi Kosovës, e dobëson BE-në në rajon dhe minon perspektivën e evropianizimit te Ballkanit Perëndimor. Kosova do të marrë pjese sikurse të gjitha shtetet tjera në samitin e Sofjes dhe nuk bëjmë kompromise këtu! Ua kam thënë homologëve të mi evropian disa herë se mos-njohja nga 5 vendet e BE-së, jo vetëm që po e ngadalëson ecjen e Kosovës drejt integrimit evropian, por po e ndanë BE-në në rajon dhe po e bënë akter të dobët karshi akterëve të tretë që po tentojnë të depërtojnë tek ne”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

21 vjet nga masakra mizore e civilëve shqiptarë në Mejë të Gjakovës nga forcat policore e ushtarake serbe

Procedurat ligjore për krime të luftës, që ka kryer Serbia në Kosovë, kanë shkallë tejet të ulët të përfundimit me aktgjykime

Procedurat ligjore për krime të luftës, që ka kryer Serbia në Kosovë, vazhdojnë të kenë …