Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka thotë se nga sot ndërprerjet e paplanifikuara të energjisë do të ndërpriten

Ministri i ZhE, Valdrin Lluka paralajmëron reforma për zvogëlimin e shpenzimeve të ndërmarrjeve publike

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka paralajmëron reforma për zvogëlimin e shpenzimeve të ndërmarrjeve publike, për shkak se nga 16 ndërmarrje publike, vetëm 6 prej tyre kanë operuar me fitim. Krejt kjo bazuar në një raport që ministri ka porositur që të hartohet pas monitorimit të gjendjes në këto ndërmarrje. Raporti ka kaluar në Qeveri, ndërsa Kuvendi pritet që të diskutojë për raportin e performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016, raporton EO. Pasi që shpenzimet kalonin parashikimet Lluka thotë se ka ndaluar marrjen e bonuseve dhe shpenzimet e paarsyeshme si udhëtimet e drekat zyrtare. Ai përmendi humbjet në Telekom që sipas tij, janë të paarsyeshme. Por edhe për këtë ndërmarrje janë parashikuar masa, zbatimi i të cilave do të fillojë pasi bordi të jetë funksional në fillim të muajit prill.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …