Baki Kelani: U morën të gjitha veprimet për sqarim të atentatit kundër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku e disa deputetëve

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për mediet se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për një kanosje, e cila u kualifikua si atentat ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj partie.  Drejtoria kompetente e Policisë së Kosovës, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin e kërcënimit tha zëdhënësi Baki Kelani. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, tha tutje ai. Shërbimet partnere të Kosovës kanë arritur deri të një informacion se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të LDK-së,  Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të kësaj partie.

Kontrolloni gjithashtu

Lista Serbe konteston në Kushtetuese procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit

Lista Serbe ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar procedurën e zgjedhjes së …