Bakir Izetbegoviq

Bakir Izetbegoviq: Kosova bisedon me Vuçiqin dhe me Serbinë ndërsa neve nuk na ftojnë për vizitë

Kryetari  i Presidencës trepalëshe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, në Samitin Brdo-Brion, që po mbahet në Maqedoni ka deklaruar se po të më ftojë Shteti i Kosovës unë me kënaqësi do ta vizitoja Prishtinën.  Me dëshirë të madhe do të vij për vizitë në Prishtinë, për këtë vizitë nuk  mund ta bëj pa ftesë. Është e çuditshme se si Kosova dhe Serbia po flasin me njëra tjetrën, ndërsa Kosova e Bosnja nuk po munden të arrijnë së paku në nivel të njëjtë të kontaktit. Izetbegoviq ka pohuar gjithashtu se është për shkak të Republikës Serbe në Bosnje që shteti i tij s’po mundet ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Duket se Qeveria e Kosovës e ka të ndalura komunikimin me Bosnjën për shkak se këtë nuk e dëshiron Beogradi, por as Brukseli. Mundte që kjo është pjesë e marrëveshjes së Vuçiqit  me Hashim Thaçin.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …