leoni

Ibrahim Shala

Ibrahim Shala: Më 30 prill 2018, do ta dërgojmë në Qeveri Projektligjin për Ushtrinë e Kosovës

Pavarësisht kundërshtimeve nga Lista Serbe, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës është zotuar se të hënën,  më 30 prill 2018, do ta dërgojë në Qeverinë e Kosovës Projektligjin për Ushtrinë e Kosovës. “MFSK-ja është duke kryer aktivitetet dhe obligimet e veta sipas planit legjislativ të Qeverisë. Aktualisht jemi në pritje të deklaratës financiare për koston buxhetore nga Ministria e Financave, si dhe pëlqimin nga Ministria e Integrimeve Evropiane në mënyrë që draftligjet të jenë të harmonizuara me legjislacionin e BE-së. Ne në përputhje me Strategjinë Legjislative të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Planit Veprues të MFSK-së, deri më 30 prill do ta dërgojmë Draftligjin në Qeveri”, ka thënë Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në MFSK.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …