Mbi 403 mijë pasagjerë në tetor, Aeroporti i Prishtinës shënon rritje prej 4.24 për qind

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar rritje të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve gjatë muajit tetor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga aeroporti, gjatë tetorit janë shërbyer gjithsej 403,368 pasagjerë, që paraqet një rritje prej 4.24 për qind krahasuar me tetorin e vitit 2025. Rritje është regjistruar edhe në numrin e fluturimeve. Gjatë këtij muaji janë realizuar 2,562 fluturime, ose 3.56 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Përmes një njoftimi, aeroporti ka vlerësuar se këto rezultate pasqyrojnë rritjen e lëvizjes së udhëtarëve dhe vazhdimësinë e operacioneve aeroportuale. “Pas çdo numri qëndrojnë njerëz, udhëtime, takime dhe histori të reja”, thuhet në njoftimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Aeroporti ka falënderuar pasagjerët dhe partnerët për besimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar synimin për të vazhduar rritjen dhe forcimin e lidhjeve të Kosovës me destinacionet ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Vuçiqi kërcënon me konflikt me NATO-n, ndërsa retorikën e tij për “mbijetesën e serbëve” po e përsërit edhe Lista Studentore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vazhdon ta përdorë retorikën e kërcënimeve dhe të viktimizimit për …