Ban Ki Mun

Ban Ki Mun thotë se zbatimi i marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë nuk ka shënuar përparim

Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka deklaruar se zbatimi i marrëveshjeve midis Prishtinës dhe Beogradit nuk ka shënuar përparim të konsiderueshëm. Në raportin e fundit tremujor, që do të prezantohet më 25 shtator në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ban fajësoi të dyja palët për mospërmbushje të detyrimeve. Ai  ka ftuar udhëheqësit në Beograd dhe në Prishtinë që të tregojnë kreativitet, fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis, me qëllim që të arrihet përparim në dialogun për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, mes çlirimit dhe dilemave të mëdha juridike

Në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Serbisë, rikthehen në vëmendje jo vetëm …